KLASIFIKIMI I PROFESIONEVE NË KOSOVË



Profesionet


1. Standardi Ndërkombëtar për Klasifikimin e Profesioneve (SNKP)

Standardi Ndërkombëtar për Klasifikimin e Profesioneve (SNKP) është një prej klasifikimeve kryesore ndërkombëtare për të cilat është përgjegjës ILO. SNKP është mjet për organizimin e punëve të përcaktuara qartë në grupe në bazë të detyrave dhe përgjegjësive të ndërmarra në punë.

Standardi Ndërkombëtar për Klasifikimin e Profesioneve është listë hierarkike e kodifikuar për përcaktimin profesioneve. Ajo klasifikon punën në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e ndërmarra në punë. Kohët e fundit, SNKP është përditësuar duke marrë parasysh zhvillimet në botën e punës që nga viti 1988 dhe për të bërë përmirësime sipas përvojës së mbledhur në përdorimin e ISCO-88, dhe ajo tani njihet si ISCO-08 (SNKP 08). ISCO-08 u miratua nëpërmjet një rezolute të Takimit Trepalësh të Ekspertëve të Statistikave të Punës të mbajtur në dhjetor të vitit 2007.

(2) Qellimi: Ideja themelore është ndërlidhja e qartë dhe e harmonizuar në mes të tregut të punës, arsimit dhe punësimit duke ndërtuar sistem funksional dhe transparent të pranueshëm nga të gjithë hisedarët brenda shtetit.

(3) Vizioni: KPK duhet të bëhet standard i obligueshëm, i cili shërben për përcjelljen , grumbullimin, përpunimin, analizimin, përhapjen dhe paraqitjen e të dhënave të rëndësishme për vëzhgimin e situatës dhe ndryshimeve në tregun e punës në Kosovë.

HISTORIKU:

Në të kaluarën në Kosovë janë përdorur disa mjete të ndryshme për klasifikimin e profesioneve, për qëllime të mbajtjes së regjistrimeve administrative. Shërbimi publik i punësimit në Kosovë deri në vitin 2006 ka shfrytëzuar Nomenklaturën e profesioneve, e cila është përdorur në periudhën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Agjencia e Statistikave e Kosovës përdorte Inventarin e Profesioneve, që gjithashtu është përdorur në periudhën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Në vitin 2002, ASK përgatiti Analizën e Fuqisë Punëtore dhe kështu u shfaq nevoja për një përditësim të KPK-së sipas standardit ndërkombëtar - SNKP 88. Aktivitetet e para për modernizimin e mjeteve për grumbullimin e të dhënave mbi profesionet e tregut të punës filluan më 2003 me projektin “Themelimi i Kornizës së Klasifikimit të Profesioneve në Kosovë”, projekt ky që menaxhohej dhe financohej nga Bashkimi Evropian. Aplikimi i këtij standardi përmbushi nevojat e grumbullimit të të dhënave statistikore në nivel vendi dhe KPK u bë standard i obligueshëm në tërë administratën publike në Kosovë dhe mjetet e tjera të klasifikimit, që përdoreshin për qëllim të njëjtë, u larguan nga përdorimi.

(2) SNKP SOT

Sikurse që SNKP-88 është konsideruar i vjetërsuar në disa fusha, më së shumti si rrjedhojë e ndikimit të zhvillimeve në teknologji në punën profesionale dhe teknike me kompjuterë dhe telekomunikacionit dhe në punën në zyra, edhe KPK i vitit 2006 nuk përmbushte nevojat e kohës.

Disa kategori të SNKP-së janë bashkuar, ndarë ose zhvendosur për të reflektuar punën dhe ndryshimin teknologjik në tregun e punës, ose për t’i trajtuar problemet me KPK-në e kaluar.

Janë krijuar kategori të reja për të mundësuar identifikimin e profesioneve të reja ose zhvillimin e grupeve profesionale.

Ndryshimet e tjera në strukturën e klasifikimit janë bërë për të pasqyruar shqetësimet se KPK paraprake, e bazuar në SNKP 88, është tepër e detajuar në disa fusha, dhe se ka pasur një variacion të gjerë në madhësinë e disa nën-grupeve të mëdha dhe të vogla. Duke pasur parasysh natyrën e shpërndarjes profesionale të tregut të punës në nivel ndërkombëtar, si dhe shumëllojshmëritë e përdorura në ISCO, çështjet e madhësisë dhe nivelit të detajeve shihen si të rëndësishme, por jo mbizotëruese.

STRUKTURA:

Njësia bazë e klasifikimit është lloji i punës që realizohet ose puna e përkufizuar si pako e detyrave dhe obligimeve të hartuara që ekzekutohen nga një person. Pakoja e vendeve të punës, detyrat dhe obligimet kryesore të cilat janë të karakterizuara nga një nivel i lartë i ngjashmërisë, grupohen brenda një profesioni.

Struktura e KPK-së përfshin profesionet e grupuara në katër nivele. Grupet e profesioneve kanë tituj / emra dhe kode. Grupet kryesore të profesioneve me kod njëshifror janë niveli më i lartë (grupet e mëdha); nëngrupet e profesioneve me kod dyshifror (nëngrupet e mëdha); grupet me kodin treshifror (grupe të vogla); Grupet e njësive të profesioneve me kod katërshifror (grupet njësi) dhe pastaj kësaj i shtohet lista e kodifikuar e profesioneve individuale e cila përbëhet nga të gjitha profesionet e detajuara (profesione të veçanta-individuale).

 

Një profesion përkufizohet si kategori statistikore-analitike, brenda së cilës klasifikohen vendet e punës që janë të ngjashme në përmbajtje dhe nivel të kualifikimit dhe që mund të realizohen nga një person. Është vendimtare që të bëjmë dallimin në mes termit profesion dhe titull profesional të fituar në fund të përfundimit të suksesshëm të edukimit formal.

 

1. NUMRI I GRUPEVE PER SECILIN NIVEL

Tabela 1 më poshtë tregon, për shembull, se numri i grupeve njësi te Grupi i madh 2, profesionistët, dhe Grupi i madh 5, punëtorët e shërbimit dhe shitjes është rritur ndjeshëm, ndërsa numri i grupeve njësi në Grupin e madh 8, punëtorë në fabrika, operatorë të makinave dhe montues ka rënë ndjeshëm

 

Tabela 1: Numri i grupeve për secilin nivel të ISCO/SNKP-08 dhe ISCO/SNKP 88

(Numrat për SNKP-88 janë paraqitur në kllapa në rastet ku ka ndryshime)

Grupet e mëdha

 

Nën-grupet e mëdha

 

Grupet e vogla

 

Grupet Njësi

 

1 1. Menaxherët, zyrtarët e lartë dhe ligjvënësit

 2

 

4 (3)

 

11(8)

28 (33

2 2. Profesionistët

 

6 (4)

24(18)

89 (55)

 3. Teknikët dhe bashkëpunëtorët profesionalë

 4

 

5 (4)

 

20 (21)

87 (73

4. Punëtorë zyre dhe asistentë

 

 

2

9 (7)

28 (23)

5. Punëtorë për shërbim dhe shitje

 

 

2

12 (9)

40 (23)

6. Punëtorë të kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe

peshkatari

 

2

 

6 (6)

18 (17)

7. Punonjësit e zejeve dhe profesioneve të

ngjashme

 

 

5 (4)

16

66 (70)

8. Operatorët dhe instaluesit në fabrika dhe

makina

 

 

3

 

13 (20)

42 (70)

9. Profesionet elementare

 

 

6 (3)

11 (10)

33 (25)

0. Profesionet e forcave të armatosura

 

3 (1)

3 (1)

3 (1)

Gjithsej ISCO/SNKP-08 (ISCO/SNKP-88)

 

38 (28)

125 (116)

434 (390)

 

Të dhënat në këtë lloj liste të kodifikuar nuk kanë vendin e kodit/shifrës, por ato do të shënohen me kod si pjesë që i përkasin kodit katërshifror të profesioneve (grupit njësi). Kjo është bërë më qëllim që të shmanget devijimi nga kodi katërshifror në më shumë shifra (p.sh. 6 shifra).

 

Kjo listë e kodifikuar e profesioneve individuale nuk është pjesë përbërëse e Vendimit (MM), për të mundësuar përditësimin e saj me profesione të reja. Pjesë e marrëveshjes është koncepti dhe formula e listës së kodifikuar të profesioneve individuale. Prandaj me vendim të KES është vendosur që të bëhet adaptimi i sistemit të SNKP 08 edhe në Kosovë.

 

2. STRUKTURA E KPK DHE MODELI PERDORUR

Klasifikimi sipas nivelit më të lartë në klasifikime/grupe të mëdha, grupe të nën-grupeve të mëdha, të vogla dhe grupe njësi/është më i thjeshtë sesa klasifikimin sipas një profesioni individual, meqë punëdhënësit kanë tendencë për të dhënë tituj të ndryshëm për një pozicion pune.

Në këtë mënyrë, qasja në këtë klasifikim është shumë më e lehtë për punëdhënësit. Përveç kësaj, është e qartë se është gati e pamundur që të sigurohet një kod në një shkallë kaq të madhe për çdo profesion individual, sepse çdo njësi biznesi ka nevojë për përshkrime të ndryshme të vendeve të punës, por është shumë më e lehtë për t’i klasifikuar ato brenda një grupi të profesioneve.

 

Tabela 2: Struktura e KPK dhe modeli i përdorur:

Grupet e mëdha

Nën grupet e mëdha

Grupet e vogla

Grupet njësi

Profesionet individuale/

Lista e kodifikuar

Niveli i shkathtësive sipas SNKP

1. Menaxherët, zyrtarët e lartë dhe ligjvënësit

4

 

11

28

(Në këtë kolonë shtohen profesionet individuale ose te specializuara )

3+4

2 Profesionistët

6

24

89

 

4

3. Teknikët dhe bashkëpunëtorët profesionalë

5

 

20

87

 

3

4. Punëtorë zyrash dhe asistentë

2

9

28

 

2

5. Punëtorë për shërbim dhe shitje

2

12

40

 

2

6. Punëtorë të kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkatari

2

 

6

18

 

2

7. Punonjësit e zejeve dhe profesioneve të ngjashme

5

16

66

 

2

8. Operatorët dhe instaluesit në fabrika dhe makina

3

 

13

42

 

2

9. Profesionet elementare

6

11

33

 

1

0. Profesionet e

forcave të armatosura

3

3

3

 

1+4

Totali

38

125

434

Mund të përfshihet numër i madh i profesioneve individuale/ të specializuara

 

 

1. DEFINICIONE: Koncepti i përfshirjes së një profesioni të ri

Procesi i identifikimit të një profesioni të ri gjithmonë vjen nga tregu i punës, pra nga ndërmarrjet të cilat gjatë zhvillimit të tyre apo edhe gjatë zhvillimit teknik dhe teknologjik identifikojnë nevojat për detyra dhe përgjegjësi të reja të punonjësve. Kjo duhet të përkthehet në një punë që mund të përkufizohet si grup detyrash dhe përgjegjësish të kryera ose të menduara për t'u kryer, nga një person, përfshirë edhe për një punëdhënës, ose në vetëpunësim. Me një fjalë, duhet të grumbullohen të dhëna në kohë reale për profesionet të cilat ekzistojnë brenda tregut të punës së Kosovës.

MPMS, respektivisht Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, përmes Divizionit për Analiza të tregut të punës, së bashku me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, duhet të pranojë kërkesën dhe të vendosë për profesionin e ri dhe në rast të aprovimit duhet të futet ne KPK. Siç u cek edhe më lartë, këtu më shumë behët fjalë për profesione individuale dhe në raste shumë te rralla për profesione të grupit njësi.

Së pari duhet të grumbullohen të dhëna për profesionet sipas parimeve të SNKP-së duke respektuar detyrat dhe përgjegjësitë si dhe nivelin e shkathtësive që kërkohet për profesionin e caktuar.

Pra, duhet të respektohen parimet e bazuara në:

  • konceptin e llojit të punës së kryer – përkufizohet si një grup detyrash, apo detyra që janë menduar të ekzekutohen nga një njeri - dhe
  • koncepti i aftësive – përkufizohet si niveli shkathtësive/aftësive – shkalla e kompleksitetit të detyrave përbërëse – dhe niveli specializimit – fusha e njohurive të nevojshme për kryerjen e detyrave kompetente përbërëse.

 

Fillimisht bëhet analiza e tregut të punës, respektivisht analiza e fuqisë punëtore dhe verifikimi i saktë se një profesion i tillë kërkohet ose ka lindur si rezultat i nevojës së punëdhënësve. Zakonisht, këtë kërkesë duhet ta paraqesin në APRK përfaqësuesit e punëdhënësve (Odat apo shoqatat e punëdhënësve). Sektori përkatës i APRK-së e fut atë në bazat e të dhënave që ekzistojnë brenda tregut të punës së Kosovës. Pas futjes në bazën e të dhënave duhet informuar ASK-në për ta përditësuar bazën e tyre të të dhënave me profesionet e reja.

Përfshirja e profesioneve të reja në listën e kodifikuar nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në vit dhe atë në fund të vitit kalendarik që të shmang implikimet eventuale në punën e ASK apo institucioneve tjera të ndërlidhura me KPK, respektivisht AAP.

 

 

2. DEFINICIONE Koncepti i shkathtësive sipas SNKP

Përkufizimet e secilit prej katër niveleve të shkathtësisë sipas SNKP janë paraqitur më poshtë. Këto përkufizime nuk ndryshojnë kufijtë mes niveleve të shkathtësisë të përdorura në SNKP-88. Ato shërbejnë për t’i sqaruar këta kufij dhe për t'u marrë me rastet kur kërkesat formale arsimore nuk mund të jetë metoda më e përshtatshme e matjes nivelin e aftësive të një profesion të caktuar. Çdo përkufizim jep shembuj të:

  • detyrat tipike apo karakteristike të kryera në çdo nivel aftësish,
  • llojet e aftësive të nevojshme (në terma të gjerë), dhe
  • profesionet tipike klasifikohen në atë nivel aftësish

Janë katër nivele të shkathtësive/aftësive që aplikohen në SNKP :

  1. Niveli i parë i shkathtësive/aftësive sipas SNKP është përcaktuar duke iu referuar kategorisë 1 të ISCED dhe përbën arsimin fillor.
  2. Niveli i dytë i aftësive sipas SNKP është përcaktuar duke iu referuar kategorive ISCED 2 dhe 3 që përbëjnë fazën e parë dhe të dytë të arsimit të mesëm. Mund të jetë është e nevojshme një periudhë e trajnimit dhe përvojës në vendin e punës, e formalizuar ndonjëherë me mësim praktik. Kjo periudhë mund të plotësohet me trajnime formale ose të zëvendësohet me atë pjesërisht ose, në disa raste, edhe tërësisht.
  3. Niveli i tretë i aftësive sipas SNKP është përcaktuar duke iu referuar kategorisë 4 të ISCED dhe përbën arsimin e mesëm arsimin e mesëm si dhe kategorisë 3 të ISCED përmban arsimin universitar teknik.
  4. Niveli i katërt i aftësive SNKP është përcaktuar duke iu referuar kategorisë 5 të ISCED që përbën arsimin terciar që përfundon me universitare ose pasuniversitare dhe kategoria 6-të që përfshin Studimet e doktoratës.

Mirëpo, është qenësore që ky klasifikim i standardizuar të ndërlidhet me nivelin e shkathtësive (kualifikimin) dhe fushën e punës-standardin e profesionit dhe me kornizën e kualifikimeve ( pra duhet të përcaktojë se si standardi i profesionit mund të ndërlidhet me llojin dhe nivelin e kualifikimeve sipas KKK, si duhet te harmonizohet kurrikula e Arsimit dhe Aftësimit me këto standarde).

Marrëdhëniet në mes të dhjetë grupeve të mëdha të SNKP-08 dhe katër niveleve të shkathtësisë sipas SNKP-08 është përmbledhur më poshtë në Tabelën 3.

 Tabela 3: Krahasimi grupeve të mëdha të SNKP-08 me nivelin e shkathtësive

Grupet e mëdha - SNKP-08

Niveli i Shkathtësive

 

1 –Menaxherë, zyrtarë të lartë dhe ligjvënës

3 + 4

 

2 - Profesionistë

 

4

 

3 - Teknikë dhe bashkëpunëtorë profesionalë

 

3

 

4 - Punëtorë zyrash dhe asistentë

5 - Punëtorë në shërbim dhe shitje

6 - Punëtorë të kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkatari

7 – Punonjës të zejeve dhe profesioneve të ngjashme

8 - Operatorë dhe instalues në fabrika dhe makina

 

2

 
 

9 - Profesione elementare

 

1

 

0 – Profesione të forcave të armatosura

 

1 + 4

 

Në rastet kur kërkesat për arsim dhe aftësim formal janë përdorur si pjesë e matjes së nivelit të aftësive të një profesioni, kërkesat e tilla janë të përcaktuara në kriteret e Standardit Ndërkombëtar për Klasifikim të Arsimit (SNKA). Një krahasim në mes të niveleve të shkathtësive dhe nivelit të arsimit në SNKA 97 është paraqitur më poshtë në Tabelën 4.

Tabela 4: Krahasimi në mes të katër niveleve të shkathtësive SNKP 08 dhe nivelit të arsimit në SNKA 97

SNKP-

Niveli i shkathtësive

SNKA-97 – nivelet arsimore

4

6 - Faza e dytë e arsimit terciar (që çon në një kualifikim të avancuar kërkimor)

5a - Faza e parë e arsimit terciar, niveli 1 (kohëzgjatja mesatare)

 

 

3

5b - Faza e parë e arsimit terciar (kohëzgjatja e shkurtër apo e mesme)

2

 

4 - Arsimi Post-sekondar, jo-terciar

 

3 - Niveli i mesëm i lartë i arsimit

 

2 - Niveli i mesëm i ulët i arsimimit

1

1 - Niveli fillor i arsimit

 

Duhet theksuar se kërkesat e arsimit dhe aftësimit formal përbëjnë vetëm një komponent për matjen e nivelit të aftësive dhe duhet të shihet vetëm si indikative. Përcaktuesi më i rëndësishëm i nivelit të aftësive është natyra e detyrave të kryera në një profesion të caktuar në lidhje me detyrat e përcaktuara karakteristike për çdo nivel të shkathtësisë. Nuk është e nevojshme që një person të ketë kualifikime në një nivel të caktuar që puna e tyre të klasifikohet në një nivel të caktuar të aftësive në SNKP.

Shkathtësitë e nevojshme për t’i realizuar detyrat dhe obligimet e një profesioni fitohen në mënyra të ndryshme. Mënyra formale është përmes sistemit të rregullt të arsimit/aftësimit, ndërsa mënyra joformale e fitimit të shkathtësive të nevojshme është përvoja në punë, vetë-edukimi ose mënyra të tjera. Koncepti i shkathtësive bazohet në karakteristikat e lidhura drejtpërdrejtë me punën, pavarësisht karakteristikave të personit që kryen punën.

Përdorimi i SNKA për t’i përkufizuar nivelet e shkathtësisë nuk nënkupton se shkathtësitë mund të fitohen vetëm nga arsimi dhe aftësimi formal. Shkathtësitë shpeshherë fitohen me arsim formal, veçanërisht ato të nivelit të lartë. Në të njëjtën kohë, shumë shkathtësi fitohen përmes përvojës dhe aftësimit joformal. Është me rëndësi të theksojmë se në sistemin e klasifikimit të KPK, faktor vendimtar për të përcaktuar se si duhet të klasifikohet një profesion është natyra e shkathtësive që nevojiten për t’i kryer detyrat dhe obligimet e punës përgjegjëse – dhe jo mënyra se si janë fituar shkathtësitë.

 

 

3. DEFINICIONE: Koncepti i përdorimit të KPK-së për standardin e profesioneve dhe lidhjen e tyre me kompetencat- kualifikimet

Para çdo propozimi për zhvillimin e standardit te profesionit nga ana e punëdhënësve apo shoqatave të ndryshme (siç është e rregulluar me ligjin e AAP-së), duhet konsultuar divizionin përkatës në APRK (Divizioni për Analiza të tregut të punës) për të marrë aprovimin lidhur me emërtimin dhe kodifikimin e standardit të caktuar.

 Sugjerohet që standardet e profesionit të bazohen kryesisht në emërtimet sipas grupit njësi dhe kodit përkatës. Në rastet kur bëhet fjalë për ndonjë profesion individual ose të specializuar që është tipik vetëm për tregun e Kosovës, duhet të respektohet procedura e përfshirjes së profesionit të ri në KPK.

Ndërlidhja e Standardit të profesionit me kualifikime është proces i ndarë dhe i përcaktuar me Ligjin e AAP-së dhe Ligjin për kualifikime.

Çdo standard i profesionit duhet të aprovohet nga KAAPARr dhe të verifikohet paraprakisht nga AKK.

Ndërlidhja sipas një skeme të tipit:

Treg Pune/Analizë e fuqisë punëtore – Klasifikim të Profesionit – Arsim dhe Aftësim të bazuar në kompetenca – Kualifikim

 Kjo paraqet ndërlidhjen e mundshme me arsimim, aftësimin dhe kualifikimet përmes klasifikimit të profesioneve

Tabela 5: Koncepti i përdorimit të KPK për standardin e profesioneve dhe lidhjen e tyre me kompetencat – kualifikimet

Orientime të përgjithshme për kualifikimet, shkathtësitë dhe përvojën që mund të referohet për grupet e mëdha të profesioneve në kuadër të KPK

 

Grupet e mëdha

Orientime të përgjithshme për kualifikimet, shkathtësitë dhe përvojën që mund të referohet për grupet e mëdha të profesioneve

 

Menaxherët, zyrtarët e lartë dhe ligjvënësit

Sasi e konsiderueshme e njohurive dhe përvojës së proceseve të prodhimit dhe kërkesat e shërbimit të lidhura me funksionimin efikas të organizatave dhe bizneseve.

Profesionistët

  1.  

 

Shkallë ose kualifikim ekuivalent me disa profesione që kërkojnë kualifikime pasuniversitare dhe /ose një periudhë formale të përvojës lidhur me trajnimin

Teknikët dhe bashkëpunëtorët profesionalë

Një nivel i lartë kualifikimi profesional, shpeshherë duke përfshirë një periudhë të konsiderueshme të trajnimit me orar të plotë apo studime të mëtejshme. Zakonisht ofrohet trajnim shtesë nëpër një periudhë formale të të mësuarit të ndërlidhur me detyra të caktuara që kërkohen.

Punëtorë zyrash dhe asistentë

Një standard i mirë i arsimit të përgjithshëm. Disa profesione do të kërkojnë trajnim të mëtejshëm profesional shtesë për një nivel të caktuar mirë (p.sh. shkathtësi për zyre).

 

Punëtorë për shërbim dhe shitje

Arsim i përgjithshëm dhe një program i trajnimit i bazuar në punë në lidhje me procedurat e shitjes. Disa profesione kërkojnë njohuri të veçanta teknike shtesë, por janë përfshirë në këtë grup të madh për shkak se detyra parësore përfshin shitjen.

 

Punëtorë të kualifikuar në bujqësi, pylltari dhe peshkatari

Një standard i mirë i arsimit të përgjithshëm. Disa profesione do të kërkojnë trajnim të mëtejshëm shtesë profesional, shpesh të ofruar përmes një programi trajnimi të bazuar në punë.

Punonjësit e zejeve dhe profesioneve të ngjashme

Një periudhë e konsiderueshme e trajnimit, shpeshherë ofruar përmes një programi trajnimi të bazuar në punë.

Operatorët dhe instaluesit në fabrika dhe makina

 

Njohuri dhe përvojë e nevojshme për të drejtuar automjete dhe makineri të tjera të lëvizshme dhe të palëvizshme, për të drejtuar dhe monitoruar impiante dhe pajisje industriale, për të mbledhur prodhime nga pjesë përbërëse në përputhje me rregullat strikte dhe procedurat e subjektit mbledhur, pjesë të testeve rutinë. Shumica e profesioneve në këtë grup të madh do të përcaktojnë një standard minimal të kompetencës për detyra të caktuara dhe do të ketë një periudhë të caktuar të aftësimit formal.

Profesionet elementare

 

Profesionet e klasifikuara në këtë nivel zakonisht kërkojnë një nivel minimal të arsimit të përgjithshëm (pra ajo që është fituar në fund të periudhës së arsimit të detyrueshëm). Disa profesione në këtë nivel do të kenë periudha të shkurtra trajnimi lidhur me punën në fushat siç janë shëndeti dhe siguria, higjiena e ushqimit dhe kërkesat për shërbime ndaj klientit.

Meqë KPK është përgatitur në kohë të reformave për sistemin e arsimit dhe të popullimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë, struktura, nivelet dhe llojet e kualifikimeve dhe nivelet e shkathtësive të KPK në mënyrë të detajuar mund të përshtaten në një fazë të mëvonshme.

 

FAQ: Burimet e informatave për profesionet, të klasifikuara brenda KPK-së, ishin analiza e fuqisë punëtore; regjistri i punëkërkuesve; të dhënat për vendet e lira të punës; katalogu i posteve të punëtorëve të caktuar në administratë; lista e profesioneve që fitohen nga arsimi dhe aftësimi profesional; klasifikimi kombëtar i profesioneve prej shteteve të ndryshme; intervistat me profesionistët prej fushave të veçanta profesionale etj. Vlen të theksohet se këto burime ka qenë më shumë të dobishme për emërtimet sesa për vet klasifikimin si kategori.

FAQ: Të dhënat në këtë lloj liste të kodifikuar nuk kanë vendin e kodit/shifrës, por ato do të shënohen me kod si pjesë që i përkasin kodit katërshifror të profesioneve (grupit njësi). Kjo është bërë më qëllim që të shmanget devijimi nga kodi katërshifror në më shumë shifra (p.sh. 6 shifra). Kjo listë e kodifikuar e profesioneve individuale nuk është pjesë përbërëse e Vendimit (MM), për të mundësuar përditësimin e saj me profesione të reja. Pjesë e marrëveshjes është koncepti dhe formula e listës së kodifikuar të profesioneve individuale.

FAQ: Klasifikimi sipas nivelit më të lartë në klasifikime/grupe të mëdha, grupe të nën-grupeve të mëdha, të vogla dhe grupe njësi/është më i thjeshtë sesa klasifikimin sipas një profesioni individual, meqë punëdhënësit kanë tendencë për të dhënë tituj të ndryshëm për një pozicion pune.

Në këtë mënyrë, qasja në këtë klasifikim është shumë më e lehtë për punëdhënësit. Përveç kësaj, është e qartë se është gati e pamundur që të sigurohet një kod në një shkallë kaq të madhe për çdo profesion individual, sepse çdo njësi biznesi ka nevojë për përshkrime të ndryshme të vendeve të punës, por është shumë më e lehtë për t’i klasifikuar ato brenda një grupi të profesioneve.

Kontakt

Për më shumë informata, kontaktoni:

Shpëtim Kalludra
Administrator i bazes se te dhenave per punesim dhe statistika,
Departamenti per Pune dhe Punesim
Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale 
Rr. Qamil Hoxha N/N
Tel: 038 / 220 – 652
Cel: 044 / 265 -030
e-mail: shpetim.kalludra@rks-gov.net
           shpetimkalludra@gmail.com
skype: shpetimkalludra
 

Klasifikimi i profesioneve në Kosovë